Gazment Bardhi, drejtuesi politik për Fierin, i pranishëm në protestën kundër mbylljes së TikTok-ut deklaroi se Rama po përdor gjithçka për të penguar shprehjen e lirë të qytetarëve.
“Protestë e thirrur nga të rinjtë e FRPD dhe e mbështetur nga kreu i PD dhe strukturat. Akti i mbylljes ë TikTok nuk ka të bëjë me arsyet e shpallura publikisht nga qeveria por me tentativën për të vendosur censurën në vend. Jemi në protestë sot në mbështetje të çdo të riu që lirinë e fjalën e ka prezumuar si diçka që nuk preket.
Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve që të mos lejonte votën e emigrantëve. Edhe këtë herë do të bëjë gjithçka që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen”, deklaroi Bardhi.