Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se tre rezoluta ndërkombëtare, të firmosura nga 193 parti politike nga e gjithë bota, kanë shpallur zgjedhjet e kryeministrit Edi Rama si një “farsë elektorale”.
Në një komunikim me qytetarët, Berisha theksoi se këto rezoluta kanë tronditur themelet e asaj që ai e cilësoi si “narkokraci dhe diktaturë” të Ramës.
“Sigurisht që ne, do bëjmë të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e votës. Por, i dashur Leart shkojmë në këto zgjedhje pasi tre rezoluta ndërkombëtare, të firmosura së bashku nga 193 parti politike të planetit kanë damkosur zgjedhjet e Edi Ramës si një farsë elektorale.
Pra, kanë dridhur themelet e narkokracisë dhe diktaturës së tij.
Ne, garantojmë shqiptarët që bëjmë çdo përpjekje për të numëruar çdo votë të tyre dhe për të firmosur më 11 maj fitoren e opozitës.”