Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur mbi listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si shumë përfaqësuese.
Ai komentoi gjithashtu mungesën e Ervin Salianjit në garë, pasi ky i fundit ndodhet në burgun e Fierit.
“PD ka lista shumë përfaqësuese që gërshetojnë historinë me të ardhmen e PD, që gërsheton shtresat e atyre që kanë qëndruar gjithmonë, rininë, gratë, botën intelektuale e mbi të gjitha ka sjellë integritet në listat me të cilat i prezantohet Shqipërisë më 11 maj”, tha ai.
“Surpriza më e madhe për mua është mungesa e Salianjit i cili është marrë peng nga padrejtësia, pushteti dhe mbahet në burgun e Fierit ku duhet të ishte si drejtues politik në qarkun e Elbasanit si aset i PD, por qytetaret do të hakmerret më 11 maj me votë për padrejtësitë”, tha ai.
Një nga emrat që nxiti reagime për faktin që mungonte në listat e mbyllura të PD, por ishte vendosur në listat e hapura, ishte Jorida Tabaku. Gjekmarkaj tha se sipas tij Tabaku do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve në lidhje me numrin e votave që do të marrë një kandidat.
“Tabaku është një personalitet i PD, zonjë intelektuale, përfaqësuese dinake e Tiranës. Përllogaritjet që ka bërë lideri ni PD në raport me aleatët e ka bërë të vështirë listën e mbyllur, kur për mua Tabaku e meritonte të ishte, por ajo nuk i trembet sfidave.
Tabaku për mua do të jetë surpriza e votave që do të marrë një kandidat”, tha ai.