Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, ku e quan opozitën “kënetë” dhe kreun e PD “buf”.
I ftuar në “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh se kjo është një përpjekje e kreut të qeverisë për të devijuar vëmendjen, ndërsa shtoi se PD ka programin konkret si aleat për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Mendon që batuta është aleati i tij, ndërsa ne kemi aleat programin, për rrogat dhe pensionet, që emigrantët të kthehen në Shqipëri, i fton të kthehen jo të ikin. Rama po përpiqet të gjejë diçka që do të devijojë vëmendjen”, tha ai.