Protesta për mbylljen e TikTok, Gjekmarkaj: Qeveria goditi komunikimin publik në prag të fushatës


Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka deklaruar se protesta e cila nis në orën 19:00 përpara Kryeministrisë, për mbylljen e TikTok, erdhi pasi opozita nuk mund ta linte të kalponte në heshtje një vendim i tillë i marrë nga qeveria.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama me mbylljen e Tik Tok goditi komunikimin publik në prag të fushatës duke u rreshtuar vendet me qëndrim autoritar ndaj rrjeteve sociale

“Protesta e sotme është një protestë sensibilizuese sepse kufizim i lirisë së shprehjes dhe në agun e fushatës qeveria i jep një goditje komunikimit publik duke e rreshtuar krah atyre vendeve me qëndrim autoritar ndaj rrjeteve sociale,, ndryshe nga shumë media që janë me regji nga kryeministria.

Opozita nuk mund të lejonte që një ngjarje e tillë të kalonte në mënyrë të heshtur, do të ishte tradhëti ndaj të rinjve. Kjo është një protestë që e përmbushur qëllimin e tij pa nisur akoma”, tha ai.