Barazim 1-1 mes Egnatias dhe Tiranës në Rrogozhinë, në ndeshjen e Superiores.
Takimi u zhbllokua pas 37 minutash lojë, me kampionët e Shqipërisë që kaluan në epërsi. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Eljon Sota përfitoi në brendësi të zonës dhe dërgoi topin në rrjetë. Në shtesën e fraksionit të parë, Soler nuhati mirë golin dhe barazoi shifrat.
Skuadra mbyllen ndeshjen me nga një lojtar më pak, pas daljeve me karton të kuq të Ujkës (73’) dhe Verës (86’). Kjo pikë ndihmon Egnatin për të përforcuar pozitat në vendin e parë, ndërsa Tiranën për objektivin mbijetesë.
Në ndeshjen tjetër, Vllaznia pësoi disfatë 1-2 ndaj Skënderbeut.
Nasr zhbllokoi sfidën për Skënderbeun në minutën e 10’, duke mbyllur në avantazh pjesën e parë për skuadrën korçare.
Në pjesën e dytë, Qato barazoi shifrat për shkodranët. Ndërsa goli i fitores u shënua po nga Nasr për Skënderbeun në minutën e 83’.
Kjo fitore i jep Skënderbut një hap pozitiv për mbijetesë duke e bërë garën në fund të tabelës të jetë shumë e ngushtë deri në fund të kampionatit. Ndërsa për Vllazninë është një hap fals në garën për titull duke mbajtur 4 pikë larg vendit të parë.