Zjarr në kodrat e Gjorgozit në Fier, flakët afrohen pranë tokave të mbjella me ullinj


Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me pisha në Gjorgoz të Fierit, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme dhe rrezikuar tokat me ullinj të banorëve.

Era e fortë ka ndihmuar përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është vështirësuar nga terreni kodrinor. Në vendngjarje ndodhen tre mjete zjarrfikëse dhe 18 efektivë nga Fier dhe Patos.

Fatmirësisht, zjarri ndodhet larg banesave, por masivi pyjor i zonës digjet çdo verë nga zjarret masive.