Një zjarr ka rënë në parkingun e një pallati në rrugën “Gjik Kuqali”, në kryeqytet.
Policia njofton se po punohet për evakuimin e banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit.
“Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin” – njofton policia.