Edhe Lulzim Basha ka reaguar për moslejimin e pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të të atit të Hashim Thaçit.
Basha shprehet i revoltuar duke e quajtur vendimin të padrejtë dhe çnjerëzor.
Sipas Bashës ky vendim përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe vë në pikëpyetje standardet e drejtësisë që gjykata pretendon të përfaqësojë.
“I revoltuar nga lajmi se gjykata ka refuzuar t’i lejojë presidentit Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Ky është një vendim i padrejtë dhe çnjerëzor, që përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe vë në pikëpyetje standardet e drejtësisë që kjo gjykatë pretendon të përfaqësojë.
Në këto momente jam me zemër dhe mendje pranë Hashim Thaçit dhimbja e të cilit është dhimbja ime dhe e çdo bir shqiptari, e tashmë rëndohet edhe më shumë nga pamundësia për ta përcjellë babain e tij në banesën e fundit.
Ngushëllimet më të ndjera për Hashim Thaçin dhe familjen e tij.
Pusho në paqen e Zotit, Baci Haxhi!”-shkruan Basha.