Berisha në SPAK, Noka: Jemi në këmbë për fitoren e 11 majit


Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur vetëm pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në mbështetje të tij kanë qenë demokratë, mes të cilëve edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

“Strukturat janë në terren për t’u bërë gati për fushatë. E gjitha partia është në këmbë për fitoren e 11 majit. Rama mendoi se me vendimin detyrim paraqitje do të pengojë fushatën e Berishës, por i dha një platformë të re Berishës për t’iu drejtuar shqiptarëve. Jemi këtu në mbështetje të tij”, tha ai.