I dogji 2 automjetet xhaxhait, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Tiranë


Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka djegur dy automjete në pronësi të xhaxhait të tij, pas një konflikti për pronat. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në kryeqytet, ku automjetet ishin parkuar në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se ka djegur dy automjetet për motive pronësie.

Njoftimi:

Tiranë

I vuri zjarrin 2 automjeteve, gjatë natës, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.

Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.