KPA përmbys KPK-në, rikthen në detyrë prokuroren Violeta Shkurta


Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përmbysur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke rikthyer në detyrë prokurorën Violeta Shkurta.

Shkurta u shkarkua pasi sipas KPK-së nuk justifikonte pasurinë.

Gjatë seancave dëgjimore, KPK-ja gjeti pamundësi financiare për pasuritë si dhe vlerësoi të padrejtë përfitimin e një kredie të butë. Prokurorja Shkurta nga ana e saj deklaroi në seancë se i kishte vënë pasuritë me burime të ligjshme.

Vendimi i KPA-së

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2022, datë 09.05.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Violeta Shkurta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 514, datë 28.02.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 514, datë 28.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Violeta Shkurta.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 13.03.2025.”