Kuvendi zgjedh Këshillin Drejtues të RTSH-së


Në seancën e fundit parlamentare për këtë legjislaturë, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH. Fatjon Hoxhalli zgjidhet kryetar me 74 vota, duke mundur në përballje kandidatin Helidon Haliti.

Po kështu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues, ku ranë në sy edhe numri i votave.

Osman Mula mori më shumë vota pro nga të gjithë anëtarët e propozuar, me 84 të tilla dhe vetëm 3 kundër e një abstenim.

Rajmonda Bulku dhe Robert Budina më shumë vota kundër, me respektivisht 7 dhe 11, Budina njëkohësisht mori edhe më shumë abstenime me 9 të tilla.

Më pak u votua po Robert Budina me 66 vota si dhe Alket Braho me 55 vota pro, edhe pse në fund u miratuan si anëtarë të Këshillit.

Këshilli i mëparshëm u shkarkua po nga Parlamenti bashkë me kryetarin Leka Bungo, pas gjetjeve nga Komisioni i Mediave me shkeljet e shumta të bëra gjatë procedurës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Pas dëgjesave në Kuvend, Komisioni propozoi edhe kandidaturat për votim, që u zgjodhën ditën e sotme.

 

Votimi për Këshillin Drejtues të RTSH:

-Enio Civici

77 pro, 7 abstenime, 2 kundër

-Pano Xhixho

82 pro, 5 abstenime, 0 kundër

-Alket Braho

55 pro, 26 abstenime, 6 kundër

-Zamira Kita

77 pro, 8 abstenime, 1 kundër

-Lorenc Vangjeli

72 pro, 6 abstenime, 5 kundër

-Bujar Kapexhiu

75 pro, 4 abstenime, 5 kundër

-Osman Mula

84 pro, 1 abstenim, 3 kundër

-Petrit Beci

76 pro, 5 abstenim, 3 kundër

-Rajmonda Bulku

78 pro, 3 abstenim, 7 kundër

-Robert Budina

66 pro, 9 abstenim, 11 kundër

Votimi për kryetarin e Këshillit të RTSH-së:

-Helidon Haliti

57 kundër, 10 pro

-Fatjon Hoxhalli

74 pro, 6 abstenime, 7 kundër