Vendosni fjalën kyçe....

Peshkatari peruan gjendet mrekullisht gjallë pas 95 ditësh në det


Një peshkatar peruan është gjetur i gjallë në Oqeanin Paqësor pasi kaloi 95 ditë të humbur në det, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve e Perusë, Andina.

Máximo Napa Castro, 61 vjeç, u nis me varkën e tij të peshkimit më 7 dhjetor nga Marcona, një qytet bregdetar në jug të vendit, por moti i keq bëri që ai të largohej nga kursi i tij dhe të humbiste drejtimin, shkruan CNN.

Ai u gjet më 11 mars nga një anije peshkimi ekuadoriane në ujërat në brigjet e Perusë veriore, shumë i dehidratuar dhe në gjendje kritike, tha agjencia.Pas shpëtimit, Napa Castro u tha mediave lokale në një intervistë mes lotësh se arriti të mbijetonte duke pirë ujin e shiut që mblodhi në varkë dhe duke ngrënë insekte, zogj dhe një breshkë.

Ai i kaloi 15 ditët e fundit pa ngrënë, raportoi Reuters.Napa Castro u tha mediave lokale se ai mendoi për familjen e tij për të mbajtur gjallë shpresat.

“Unë thashë se nuk doja të vdisja për nënën time. Kam edhe një mbesë disa muajshe. Çdo ditë mendoja për nënën time”, tha ai.Vajza e peshkatarit Inés Napa Torres falënderoi peshkatarët ekuadorianë që shpëtuan jetën e babait të saj.Familja e Napa Castros dhe grupet e peshkatarëve e kishin kërkuar për tre muaj.