Plagosi me thikë një 37-vjeçar në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili plagosi me thikë një 37-vjeçar, për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në rrugën “Ndre Mjeda”, ku autori ka sulmuar viktimën me mjet prerës, duke e plagosur rëndë.

Nga hetimet e shpejta të policisë ka rezultuar se autori, shtetasi G. P., ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Policia ka sekuestruar armën e ftohtë, ndërsa viktima ka marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Plagosi në mesnatë me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta një 37-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

I arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës me të cilin autori plagosi 37-vjeçarin.

Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10, për një plagosje me mjet prerës, në rrugën “Ndre Mjeda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe  operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 2, arrestuan shtetasin G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi G. P., ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.