Kryeministri Edi Rama nga spitali ‘Memorial i Fierit’ ka njoftuar dorëzimin e kartës së ‘Autonomisë financiare’, nga përmbyllja me sukses për fazën e ‘Autonomisë manaxheriale’.
Në event u njoftua se kartën e ‘Autonomisë Manaxhieriale’ e marrin sot në mënyrë simbolike nga Kryeministri Rama gjashtë spitale të tjera, Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Elbasan, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës.
Nga ana tjetër vlerësoi dhe bashkëdrejtimin mes mjekëve shqiptarë dhe atyre turq, duke e quajtur dhe me humor si një ‘krushqi e madhe me Turqinë’.
‘Këtu nisi dhe procesi i autonomisë manaxheriale dhe për të dhënë frytet kuptimplota, që sa e rëndësishme është që mjekët dhe infermierët që punojnë përditë me orë dhe pa orë, që spitalet të kenë në dorë vendimmarrjen për menaxhimin dhe spitalet. Nga një sistem i centralizuar dhe burokratik në një sistem shumë më modern, ku patjetër përfituesit e parë janë pacientët për mjekët dhe infermierët, është një mundësi të vlerësohen sipas punës dhe të vlerësohen sipas rezultateve në punë. Çka do të thotë se dhe shpërblimi financiar sipas kategorive, ku sipas performancës mund të marrë më shumë ose më pas sipas tavanit të kategorisë së vetë. Dhe unë kam këtu kartën e autonomisë financiare që dua tja dorëzojë bashkë drejtuesve të spitalit. Këta janë çifti i parë, do ketë çifte të tjera bashkë drejtuese dhe do bëjmë një krushqi të madhe me Turqinë.-tha Rama.
‘Autonomi spitalore’ është një formë e decentralizimit, që adreson delegimin gradual të të drejtave të vendimmarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së përgjithshme te spitalet, si institucione të kujdesit shëndetësor publik.
Qeveria parashikon 2 modele të autonomisë së spitaleve :
a) Modeli i autonomisë menaxheriale garanton dhënien e autonomisë administrative, organizative dhe rregullatorë të spitaleve publike, bazuar në përcaktimet e kartës së autonomisë spitalore;
b) Modeli i autonomisë financiare garanton transformimin e spitaleve publike në institucione që vetëfinancohen, financohen nga buxheti i shtetit për shërbime të caktuara nga Këshilli i Ministrave dhe nga burime të tjera të ligjshme, bazuar në përcaktimet e kartës së autonomisë spitalore.