Rama me fermerët në Fier: Vijnë direkt 300 mln euro në vit për bujqësinë nëse kapërcejmë për në BE


Kryeministri Edi Rama, gjatë një bisede me fermerët në Fier, u shpreh se duhet të bëhet patjetër kapërcimi për të hyrë BE, duke u shprehur se Shqipëria do të përfitojë 300 mln euro në vit për bujqësinë.

Ne duhet të mbarojmë negociatat deri në fund të 2027 me se s’bën. Kemi disa çështje që po i negociojmë për të marrë më shumë kohë”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se “s’jemi aq të pasur”.

Rama theksoi se vendi ka bërë progres në bujqësi duke u shprehur se “e gjetëm me iciklim mbijetese dhe hap pas hapi por kalojmë tek zhvillimi”.

Edi Rama: Duhet të bëjmë patjetër kapërcimin për të hyrë në Bashkimin Europian sepse direkt na vijnë 300 mln euro në vit për bujqësinë, që është e paimagjinueshme.

Për këtë punën e BE. Ne duhet të mbarojmë negociatat deri në fund të 2027 me se s’bën. Kemi disa çështje që po i negociojmë për të marrë më shumë kohë.

Një nga gjërat çështja është si kalon prodhimi në tavolinë, tek qumështi, therjet, është pika kyçe.

Ne kemi bërë progres, por prap na duhet. Pse çfarë kujton ti? Pa veteriner, ku të shkosh? Kush të lë? Nuk është çështja për BE, por për shëndetin dhe sigurinë.

Këtu çështja nuk është për të mos i dhënë, por për ti shtuar. Ose jep një subvencion si një lëmoshë sociale dhe nuk jep asgjë, vetëm riciklon mbijetesë, ose jep subvencion që jep diçka dhe ai rritet. Kemi kohë që e kemi ndryshuar linjën. I gjetëm me riciklim mbijetese dhe hap pas hapi po kalojmë tek zhvillimi. Nuk jemi aq të pasur sa të bëjmë të dyja, duhet të bëjmë një zgjedhje.