Rama nga Fieri me kandidatët për deputetë: Vota e 11 majit është për Shqipërinë drejt BE-së


Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS-së Edi Rama ndodhet në Fier në takim me kandidatët për deputetë në këtë qark.

Rama u shpreh se vota e 11 majit duhet të jetë për PS-në dhe u kërkoi kandidatëve të vënë theksin tek integrimi, dhe PS si e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në BE.

“Me TikTok ka ndodhur diçka që duhet marrë si shembull. Prindërit me bindje të ndryshme kanë harruar bindjet dhe 95% e tyre në këshillimin që bëmë për qasjen ndaj TikTok u dakordësuan që duhej mbyllur. Të gjitha të tjerat presin kjo nuk pret. Nuk mund ta humbim trenin.

 Ata vërtet duan politikisht që ne të bëhemi anëtarë të BE-së, por nuk do e bëjnë e s’kanë për ta bërë kurrë nëse nuk bëjmë detyrat. Imagjinoni sikur në 11 maj, mesazhi për ta të mos jetë i fortë e bindës, e me një mandat më të fortë. Nuk ka lidhje më pëlqen PS apo Edi Rama, por është shfrytëzimi I momentit, ne jemi në momentin e duhur dhe Shqipëria është në kohën e momentin e duhur dhe në 11 maj duhet të bëhet gjëja e duhur” tha Rama.

Rama thotë se ka dhe një arsye tjetër pse vota e shqiptarëve duhet të jetë për PS-në, për të larguar një herë e mirë nga skena politike Sali Berishën.

Njerëzit nuk duhet të kenë diskutime. Pala tjetër, nuk kam parasysh kënetën, por popullin që këneta mban peng, jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta për Shqipërinë më 11 maj, por këtë rast bën dhe 1 rrugë e 2 punë. Nuk I jep kënetës shans të riciklohet përsëri, e ta mbajë peng sërish. Kjo është punë e tyre. Sa të rrinë në kenetë PS do të jetë në pushtet me mua në krye apo pa mua, në vite e në vite.”