Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Fieri se Partia Socialiste synon të arrijë një rekord elektoral në këtë qark, duke siguruar të paktën 10 mandate deputetësh.
Gjatë prezantimit të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, ai theksoi se asnjë forcë tjetër politike nuk ka shanse të fitojë në Fier dhe se çdo votë që nuk shkon për PS-në është e humbur.
Rama e cilësoi objektivin prej 10 deputetësh si të arritshëm, por nënvizoi se me një angazhim edhe më të madh, Partia Socialiste mund të sigurojë më shumë mandate, duke parashikuar një rezultat spektakolar në këtë qark.