Spiropali: PS është mjet për të transformuar Shqipërinë


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë takimit me kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, vlerësoi punën e deputetëve aktualë dhe përbërjen e listës së re. Ajo theksoi se kombinimi i eksperiencës me energjinë e të rinjve e bën PS-në një forcë transformuese për vendin.

Ajo nënvizoi gjithashtu se kandidatët e PS-së do të vlerësohen nga qytetarët bazuar në kontributin dhe përkushtimin e tyre.

“Përbërja e kësaj skuadre, kombinim shumë i mirë i eksperiencës të të gjithë deputetëve të kësaj legjislature, ju e dini se cilët janë deputetët tanë që në këtë legjislaturë kanë bërë një punë fantastike, dhe kanë qenë aty gjithmonë për PS dhe qytetarët shqiptarë për t’iu përgjigjur jo vetëm thirrjes që kanë marrë me votë.

Ju jeni në listën e PS as në të hapur dhe as në të mbyllur, sepse aty do të jetë eksperienca dhe kontributi që do të vlerësohet nga qytetarët.  

Për të rinjtë jam shpresë plotë, që i janë bashkuar PS, dhe për ata që kanë kuptuar se PS është mjet për të transformuar Shqipërinë me Edi Ramën dhe PS.”, tha ajo.