Kreu i PD-së Berisha tha pas daljes nga SPAK se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës Erion Veliaj është përgjuar në qeli.
Ai tha pas vajtjes së ministrit të Drejtësisë Manja, që sipas Berishës i ka dhënë garanci Veliajt, ky i fundit është përgjuar dhe kjo më pas i është përdorur në seancë.
Berisha tha gjithashtu se Veliaj është kërcënuar nga Poja (Xhevdet Troplini) njësoj siç ndodhi me Lefter Kokën.
“Ata edhe në qeli kanë disa garanci. T’ia lëmë Maks Haxhisë t’ia çojë ato cigare. Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur, edhe duke u ulur në tavolinë. E kishin mbushur me çimka në të gjitha anëtt. Përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Ulusiun për t’i dhënë siguri dhe pastaj të kryesh këto veprime kalon çdo lloj përmase. Kamerat do tregojnë ehde ato që kam njoftuar unë më parë. Një natë i ka shkuar në burg edhe Poja, Xhevdet Troplini. Zotëruesi absolut i Portit të Durrësit. Ai bën ligjin dhe njësoj siç i ka bërë Lefterit para dy vjetësh ia bëri edhe Veliajt. Poja është i njohur.” – tha Berisha.