Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, humb jetën 25-vjeçari


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Velipojë, në zonën e Bërdicës, ku një motor është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, Xhevahir Maksuti, 25 vjeç, ka humbur jetën. Sipas informacioneve paraprake, automjeti ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin e përplasjes me motorin.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./BW