Godina e CFO Pharma e biznesmenit Nadir Çausholli është qëlluar gjatë natës me breshëri plumbash.
Ngjarja ka ndodhur në 02:00 të natës policia është njoftuar vetëm 1 orë më parë dhe ndodhet momentalisht në vendngjarje.
Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë është evidentuar se autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje.
Nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Blutë kanë sekuestruar dhe kamerat e bizneseve përreth.
Në videon e siguruar nga BW shihen shenjat e plumbave të cilët kanë goditur fasadën e biznesit.