Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie, duke mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e 18 marsit.
Operacioni u krye nga Interpol Madridi, pas një vendimi të Gjykatës Kombëtare të Spanjës, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta rikthyer Berishën në vendin e tij të origjinës.
Burime pranë organeve të drejtësisë bëjnë me dije se 53-vjeçari kishte kundërshtuar ekstradimin, duke pretenduar se kthimi në Shqipëri do të rrezikonte jetën e tij.
Megjithatë, gjykata spanjolle nuk e konsideroi të vlefshëm këtë argument dhe urdhëroi transferimin e tij.
Me mbërritjen në Shqipëri, Berisha pritet të dalë para autoriteteve për t’u përballur me akuzat e rënda që rëndojnë mbi të.