
Presidentja e Perusë Dina Ercilia Boluarte
Qeveria e Perusë shpalli të hënën gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Lima, ndërsa vendosi gjithashtu ushtarë në rrugë për të ndihmuar në shuarjen e dhunës që ka shpërthyer së fundmi, me të shtënat që i morën jetën një këngëtari të njohur.
Vdekja e muzikantit të njohur, Paul Flores herët të dielën provokoi zemërim popullor, pasi autobusi me të cilin po udhëtonte u qëllua nga persona të armatosur të panjohur. Flores vdiq pas të shtënave.
Vala e krimit, duke përfshirë një rritje të zhvatjeve, shantazheve e gjobave ndaj bizneseve, bëri që presidentja Dina Boluarte të deklaronte se do dëshironte që vrasësit të përballeshin me dënimin me vdekje, edhe pse Peruja lejon ekzekutimin vetëm për tradhtarët.
Dekreti 30-ditor i emergjencës zbatohet për Limën, si dhe në provincën fqinje Callao dhe u jep autoriteteve kompetenca shtesë për të përdorur ushtrinë për të luftuar paligjshmërinë.
Në vitet e fundit, zyrtarët në Peru kanë shpallur vazhdimisht emergjenca kur veprimtaria kriminale ose trazirat sociale rriten.
Lëvizjet e qeverisë të hënën pasojnë javë të tëra dhune për të cilat fajësohen grupet kriminale që shpesh synojnë bizneset, përfshirë kompanitë e transportit.
https://www.reuters.com/world/americas/peru-declares-emergency-capital-tackle-crime-wave-2025-03-17/