Ngadalësohen shërbimet në tremujorin e katërt, shitjet në hotele rriten me 7.9%


Shitjet në sektorin e shërbimeve kanë vijuar me tendencë pozitive në tremujorin e katërt të vitit 2024, por ritmet e rritjes janë ngadalësuar duke rënë në nivele njëshifrore.

Kjo tendencë është e ndryshme nga tremujorët e mëparshëm, ku sidomos aktiviteti i hotelerisë po rritej me shpejtësi. Të dhënat u publikuan nga INSTAT në statistikat afatshkurtra.

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, rriten me 4%. Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 4,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Shitjet në hotele u rritën me 7.9%

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 19,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Bar, Restorante

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Transport, Magazinim dhe Postë

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 1,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Ngadalësohen dhe agjencitë e udhëtimit Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 12,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 19,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Informacion dhe Komunikacion

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e katërt 2024, paraqiten si më poshtë:

• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 10,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023;

• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

VINI RE: Artikulli është pronësi intelektuale e Monitor.