Breitbart News ka mësuar se një firmë ligjore me lidhje të thella me rrjetin e OJQ-ve të krahut të majtë të George dhe Alexander Soros, fshihet pjesërisht pas një padie që po përpiqet të bllokojë presidentin amerikan Trump nga dëbimi i anëtarëve të grupeve kriminale e bandave të rrezikshme nga Shtetet e Bashkuara.
Gjatë fundjavës, administrata Trump përdori aktin përkatës ligjor për të filluar përzënien e anëtarëve të bandave të huaja në El Salvador sipas një marrëveshjeje me presidentin Nayib Bukele. Marrëveshja lejon që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë anëtarët e grupeve kriminale në El Salvador për t’u mbajtur në një burg të sigurisë së lartë duke paguar një tarifë vjetore.
Menjëherë pasi Trump njoftoi masën dhe kishte ngarkuar në avion rreth 300 anëtarë të bandave të huaja të paligjshëm të lidhur me Tren de Aragua dhe MS-13 – të dyja organizata të përcaktuara terroriste – në fluturimet e dëbimit në El Salvador, Unioni Amerikan i Lirive Civile (ACLU) dhe Democracy Forward, ngritën një padi për të ndaluar administratën nga zbatimi i masës.
Padia përfshin pesë të huaj të paligjshëm në paraburgimin e Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE), të akuzuar si anëtarë të bandës, duke paditur administratën Trump për përdorimin e Aktit të Armiqve të Huaj për të justifikuar dëbimin e tyre të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara.
Një gjykatës federal ka urdhëruar që Trump të ndalojë deportime të tilla. Megjithatë, anëtarët e bandës që udhëtonin për në El Salvador gjatë fundjavës, sipas administratës, kishin zbritur tashmë në vendin prutës në kohën kur u dha urdhri.
Democracy Forward, që i po ndihmon ACLU të përfaqësojë banditët e paligjshëm në padinë ndaj administratës Trump, ka lidhje të thella financiare me rrjetin Soros.
Firma liston organizatat e krahut të majtë si Qendra për Progresin Amerikan, Qendra Kombëtare e Ligjit për Emigracionin, Color of Change, UnidosUS, Common Justice dhe Rrjeti Katolik Ligjor i Emigracionit, ndër shumë të tjera, si klientë dhe partnerë.
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, i drejtuar nga Soros, i drejtuar tani nga djali i miliarderit George Soros, Alexander Soros, ka financuar disa nga klientët dhe partnerët e Democracy Forward. Për shembull, në vitin 2023, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur i dha Color of Change një grant prej 3 milion dollarësh pasi i dha grupit afro 1.5 milion dollarë financim në 2018 dhe 2019.
Në mënyrë të ngjashme, dhe ndoshta më e rëndësishmja, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur mbetet një nga donatorët më të mëdhenj të Qendrës për Progresin Amerikan – një grup që konsiderohet si krahu jozyrtar i politikës së Partisë Demokratike.
Vetëm në vitin 2023, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur i dha Qendrës për Progresin Amerikan rreth 4 milionë dollarë financim në grante.
Po kështu, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur ka hedhur miliona në Qendrën Kombëtare të Ligjit të Emigracionit, si dhe qindra mijëra dollarë financime për UnidosUS, Common Justice dhe Rrjetin Katolik të Imigrimit Ligjor.
Democracy Forward dhe ACLU po i kërkojnë tani një gjykate federale të shqyrtojë nëse administrata Trump ka shkelur urdhrin e gjyqtarit për të ndaluar dëbimin e anëtarëve të paligjshëm të bandave të huaja.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se administrata nuk kundërshtoi të zbatonte urdhrin, por urdhri ishte lëshuar pasi ishin kryer fluturimet e dëbimit.
“Urdhri me shkrim dhe veprimet e administratës nuk bien ndesh,” tha Leavitt në një deklaratë.
“Për më tepër, siç e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur Gjykata e Lartë – gjykatat federale në përgjithësi nuk kanë juridiksion mbi sjelljen e Presidentit lidhur me punët e jashtme, autoritetet e tij sipas Aktit të Armiqve të Huaj dhe fuqitë e tij thelbësore të Nenit II për të larguar terroristët e huaj të huaj nga toka e SHBA-së dhe për të zmbrapsur një pushtim të deklaruar”, vijoi ajo.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breibart
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani