Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pati një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anušić, ku u fokusuan tek marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, dhe situata në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta për shkak të prioriteteve të përbashkëta dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit.
Ai vlerësoi nënshkrimin e deklaratës së përbashkët mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës si një dëshmi të bashkëpunimit të suksesshëm ndër vite. Presidenti theksoi nevojën për stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe theksoi rëndësinë e besimit, dialogut dhe bashkëpunimit për arritjen e këtij qëllimi. Ai gjithashtu theksoi se stabiliteti i qëndrueshëm i rajonit mund të arrihet përmes integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizatat Euroatlantike.
Begaj vlerësoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit evropian dhe për rolin e saj të rëndësishëm në paqen dhe sigurinë në Kosovë, duke falënderuar Anušić për mbështetjen kroate.
Presidenti gjithashtu theksoi se lidhjet e forta midis dy vendeve janë të rëndësishme për adresimin e sfidave të përbashkëta në fushat e sigurisë, energjisë, infrastrukturës, mbrojtjes, ekonomisë, bujqësisë, shkencës, turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit.