Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj një komentuesi në rrjetet sociale ne rubriken Sy m’Sy, duke theksuar se vota e 2025-ës është një votë gjeopolitike për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai e cilësoi këtë proces si një votë gjeopolitike dhe deklaroi se vetëm Partia Socialiste mund ta çojë vendin në BE.
“Për herë që nga 1992 është një votë gjeopolitike. Do hyjmë në BE apo për mustaqet e kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës që të të vijë zor të thuash nuk votova që ta fus Shqipërinë në BE. Shqipërinë në BE e fus vetëm unë dhe PS, as këneta as bufi as ata që shesin qilima fluturues.”