Serbia ka reaguar lidhur me paktin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës i njoftuar ditën e sotme.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar Ministria e Jashtme e Serbisë thotë se do kërkojë shpjegim të detajuar në lidhje me memorandumin trepalësh.
Serbia e sheh shqetësues memorandumin e firmosur pa konsultimin e Beogradit.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë do t’u dërgojë një kërkesë urgjente Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Shqipërisë për një shpjegim të detajuar në lidhje me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, me të cilin këto dy shtete, së bashku me përfaqësuesin jolegjitim të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes, kanë ndërmarrë hapa të vendosur në rajonin e Prishtinës.
Republika e Serbisë, si shtet garantues i paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan, me të drejtë kërkon përgjigje për natyrën dhe qëllimet e këtij bashkëpunimi të sigurisë. Është veçanërisht shqetësues fakti që kjo aleancë ushtarake po krijohet pa konsultim me Beogradin, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të një strukture të cilës i mungon legjitimiteti ndërkombëtar dhe që paraqet kërcënim për sigurinë për popullin serb dhe mbarë rajonin” – thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.