Telefonata mes Trump dhe Putin përfundon pas të paktën 90 minutash, thonë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë


Telefonata mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin ka përfunduar pas të paktën 90 minutash, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.

Zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, ka deklaruar se biseda “po shkonte mirë” ndërsa ishte ende në zhvillim, përcjell BBC.

Kjo është hera e dytë e konfirmuar që dy liderët flasin drejtpërdrejt që nga rikthimi i Trump në detyrë në janar 2025.

Trump kishte paralajmëruar më herët se synonte të diskutonte me Putinin çështje të rëndësishme si,tokat, termocentralet, apo ndarjen e disa aseteve

Gjatë një takimi me industrialistë dhe sipërmarrës në Moskë, Putin ka dënuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të dobësuar ekonominë ruse.

Ndërkohë, brenda ekipit të Trump ka mospërputhje lidhur me atë se sa të avancuara janë bisedimet për një armëpushim, sipas korrespondentit amerikan Tom Bateman.