
Presidenti Volodymyr Zelensky ka dhënë reagimin e tij të parë ndaj telefonatës së Trump dhe Putin nga fillimi i ditës së sotme.
Udhëheqësi ukrainas, i cili ka folur në Finlandë, thotë se ai mbështet propozimin për një armëpushim 30-ditor të energjisë, por i duhen më shumë “detaje”.
“Ne e kemi mbështetur gjithmonë idenë për të mos sulmuar energjinë [infrastrukturën] me asnjë armë,” tha ai në një konferencë shtypi në Helsinki.
Por, thotë ai, kushtet e Putinit për paqe tregojnë se Rusia nuk është “gati” për t’i dhënë fund luftës plotësisht.