Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot në orën 16:00 për të miratuar modelet e fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 majit. Në fokus do të jenë disa qarqe, ku fletët e votimit do të përmbajnë një numër të madh emrash të kandidatëve nga subjektet zgjedhore, raporton Shqiptarja.com.
Në Qarkun e Tiranës, fleta e votimit do të jetë më e gjata, duke përfshirë gjithsej 539 emra, përfshirë 11 subjektet zgjedhore që do të konkurrojnë. Secili nga këta subjekte do të ketë të renditur 186 emra të kandidatëve të tij.
Renditja e subjekteve në fletën e votimit
-Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – Numri 1
Partia Lëvizja Bashkë – Numri 2
Lëvizja Atdheu – Numri 3
Koalicioni Euroatlantik – Numri 4
Partia Socialiste – Numri 5
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet –Numri 6
Aleanca Kombëtare Shqiptare – Numri 7
Aleanca Demokracia e Re – Numri 8
Koalicioni Djathtas për Zhvillim –Numri 9
Partia Mundësia – Numri 10
Partia Social Demokrate – Numri 11