Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ftesën e nënkuptuar që kryeministri Edi Rama i bëri sot Dashnor Sulës për t’iu bashkuar PS.
“Dashnor Sula është eksponentët i PD me investime reale në këtë parti, vendi i tij është në PD. Njeri të pagabueshëm nuk ka, ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj e mori përgjigjen sot nga Rama.
Rama i thotë atij që sa shkoj te Llapaj hajde tek unë, se është njësoj se jam unë padroni. Në këto deklarata shihet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn, ata janë njëlloj, janë paterica të Ramës”, tha Berisha.