Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në Tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, kanë denoncuar gazrat brenda për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ajrimit në brendësi, shkruan BW.
Tuneli 38 kilometra i gjatë përdoret nga qindra mjete që lëvizin nga Tirana drejt Burreleit, Klosit, Bulqizës, Peshkopisë e Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas. Sipas qytetarëve mungesa e ventilimit sjell vështirësi në lëvizje duke qenë se në tunel lëshohen tymi i makinave që kalojnë.
“As katër muaj s’ka për t’i hap. Ai me gënjeshtar, me rrena e ka punën, nuk e ka me të vërtet. Ka gazra po nuk ka kush t’i pastrojë patjetër duhet të punojnë.” – thotë një qytetar.
“Shumë problem është, duhet të punojnë. Ventilatorët shumë shpejt duhet të vendosen në kuptimin e mirë sepse pastrohet ajri, rrezikohet nga mungesa e oksigjenit.” – shton një tjetër.