“Edi Rama ka marrë fund, u shfazua pasi u emërtua kukull e Xhorxh Sorosit” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha sot se Edi Rama ka mbaruar dhe se do i humbë zgjedhjet e 11 majit.

Ai e quajti kryeministrin një kukull të Xhorxh Sorosit dhe të shfazuar me deklaratat dhe sjelljet e tij javët e fundit.

“Prerja e kokës së gjarprit Soros, e detyroi Ramën të fshinte të gjitha fotot dhe e detyroi Alex Sorosin t’i ripublikojë fotot. Të gjitha këto e kanë shndërruar Edi Ramën në një figurë qesharake, një ditë merret më gjumin e Lulit, një ditë me Halit Ballistin, ditën e tretë kthehet prapë te Luli dhe pastaj shkon e zhytet në kënetë, xhungël, te hardhucat, gjarpërinjtë, zhabat. A mund t’i thuash kryeministër këtij, ai është i pakallur, në fakt do marrë atë që meriton. Edi Rama ka marrë fund, qytetarët po i presin biletën. Të gjitha ato që kam thënë se nuk do futem në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, kanë qenë para këtyre zhvillimeve. Chris LaCivita e cilësoi atë kukull të Xhorsh Sorosit, pas kësaj Edi Rama shkalloi.” – tha Berisha.

I pyetur mbi cilësinë e ilaçeve që tregtohen në vend, Berisha tha se 100 ditët e para do ndërpriten monopolet e barnave e Tom Doshit dhe Vilma Nushit ndërsa tha se në vend do tregtohen vetëm barna që shiten në të paktën dy vende të BE-së.

Firma Nushi dhe Tom Doshi humbasin çdo licencë dhe shitja e ilaçeve që kanë bërë ata jashtë standardeve do u kthehet në masa ndëshkimore studimore. Nushit e Ramës do u sekuestrohen vilat. Gjyshi i Ramës në Vuno me letra ka pasur vetë katër dhi. Do u sjell dokumentet që Rama e Nushi u kanë bërë grabitjeve të tokave në Dhërmi.” – shtoi Berisha.