Gjykata Kushtetuese po zhvillon sot (19 mars) një seancë publike për çështjen e sekuestrimit të pajisjeve elektronike të gazetarit Elton Qyno nga SPAK. Avokatët e tij kërkojnë jo vetëm kthimin e sendeve, por edhe asgjësimin e materialeve të aksesuar nga telefoni i tij.
Qyno u la fillimisht në detyrim paraqitjeje, pasi akuzohej për korrupsion pasiv në sektorin privat në dosjen e grupit të Suel Çelës, i cili dyshohet se manipulonte opinionin publik për të goditur rivalët. Megjithatë, më 14 mars, Apeli i GJKKO e hoqi masën ndaj tij.
Sipas Prokurorisë, për të realizuar këtë skenar, Suel Çela ka përdorur dy gazetarë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha.