Të paktën 16 masa sigurie janë lëshuar ndaj punonjësve të OSHEE-së në Gjirokastër, si pjesë e një hetimi të Prokurorisë për abuzime dhe shpërdorim detyre.
Masat, të cilat u ekzekutuan nga policia në orët e mëngjesit të kësaj të mërkure, janë vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me kërkesë të Prokurorisë. Shumica e të ndaluarve janë me masën ‘arrest në burg’, ndërsa të tjerët me ‘detyrim paraqitjeje’.
Në pranga kanë rënë faturistë, teknikë dhe zyrtarë të OSHEE-së në rajonin jugor, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.