“Ku i ke shokët Rame” – Basha i përgjigjet Ramës: O je më buf se bufi ose je kreu i bandës


Menjëherë pas Edi Ramës, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha i është përgjigjur videos së kryeministrit duke vijuar kështu shkëmbimin e replikave të tyre.

Ndërkohë që Basha i dërgon video shpesh duke drejtuar makinën, Rama i përgjigjet nga sedilja e pasagjerit. Kjo gjë është evidentuar nga Basha duke e ironizuar dhe i përmendur sërish “shokët” që i ka në hetim ose të dënuar.

Ai më tej vijon me pyetjen për Ramën se ku i ka shokët, ata që firmosin për të, të cilët njëri pas tjetrit me radhë kanë mbushur 313-ën. Sipas Bashës, kësaj pune i bie ose kryeministri është më buf se bufi dhe ia vjedhin pas shpine, ose ai vet është kreu i bandës.

Në fund Basha ka dhe një porosi për Ramën, dy paketa, që do t’ia lej në emision tek Arjan Çani.

O Rame, pasagjer ngele mor burr. Si s’të pash një herë në timon! Apo harrova, s’di me i dhënë ti. I japin të tjerët për ty, pastaj firifiu, i çon tek vendi ti apo jo? Ku i ke shokët më Ram, ku i ke ata që i vendosje në timon, ata që firmosnin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg, por u mbush 313 me shokët e tu mo Rame. Si i bie kësaj pune, o ti je më buf se bufi, t’i vjedhin shokët mbrapa shpine, ose ti je nona e kësaj pune, je kreu i bandës. E Rame, Rame, kom një porosi po ta lej te Çani, këto dy paketat” – thotë Basha.