Paradokse – Lutfi Dervishi


Shëndetësia është falas, por për të kursyer pacientët shkojnë jashtë.

Të rinjtë janë e ardhmja e vendit deri sa mbushin 18 vjeç, moshën për të ikur jashtë vendit!

Të dy partitë e mëdha i kemi në opozitë, njëra në opozitë me pushtetin, tjetra me popullin!

Ata që ikën nga Shqipëria për një jetë më të mirë, në shenjë mirënjohje do të votojnë për ata që ua mundësuan ikjen.

Në fushatë të gjithë flasin për rritje. Politikanët për rritje ekonomike dhe votuesit për rritje çmimesh.

Ka liri shtypi për gazetarët, por jo për pronarët e medias.

Ka më shumë studio televizive se fabrika prodhimi.

Njerëzit ikin, por ndërtimi (i pallateve) mbetet sektori më fitimprurës.

Ata që kanë para bëjnë ligjet, ata që nuk kanë paguajnë taksat, ndërsa ata që kanë mend, ikin.

Ku dallon Monarkia me demokracinë? Vetëm në njërin prej tyre nuk ke mundësi ta zgjedhësh Mbretin.

Ata që kanë para bëjnë ligjet, ata që nuk kanë paguajnë taksat, ndërsa ata që kanë mend, ikin.

Pensionet janë aq të ulëta sa asnjë politikan nuk guxon të dalë në pension.