
Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur kreun e SPAK, Altin Dumani, nga akuzat dhe sulmet politike, duke theksuar se Partia Socialiste dhe qeveria i kanë dhënë drejtësisë shqiptare “shpatën” për të vepruar. Sipas Ramës, drejtësia ende nuk ka arritur barazinë e plotë ligjore, por tashmë ka mjetet për të goditur krimin dhe korrupsionin.
“Drejtësia shqiptare nuk e ka pasur shpatën e zonjës së drejtësisë. Peshoren jo e jo, ende e ka të lëkundur. Sytë nuk i ka të mbyllura akoma, por shpatën e ka. Kjo është vullneti ynë i plotë,” tha Rama.
Ai krahasoi qëndrimin e PS-së me atë të PD-së, e cila, sipas tij, ka premtuar shkrirjen e SPAK më 12 maj dhe “çlirimin e TikTok-ut”.
“Bufi i kënetës thotë më 12 do të shkrijmë SPAK-un dhe do të kthejmë TikTok-un. Ndaj edhe kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare: ndërto ditën dhe prishe natën. Dashnor Sula e ndërtoi partinë ditën, por ia vodhën e prishën natën. Nuk dihet kush do t’i hajë ato kokrra se gjeli i detit ngeli pa parti,” u shpreh Rama me ironi.
Ai theksoi se nuk ka më kthim pas në reformën në drejtësi, duke deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian kërkon barazi ligjore dhe një drejtësi të pavarur.
“Ja shpata, këtë shpatën këtu të zonjës së drejtësisë, nuk e ka pasur drejtësia shqiptare. Peshoren jo e jo, peshoren edhe sot e ka të lëkundur. (ka njerëz ende këtu që kanë telefonata të rëndësishme).
Sytë nuk i ka të mbyllura akoma, por shpatën e ka. Është vullnet komplet i yni. Pse them për hyrjen në BE, për barazinë para ligjit, për të hyrë në BE, ja e kemi këtu, që shpatën ta mbajë drejtësia dhe të mos e marri përsëri politika. Mundësia ja ku është, më 11 maj. Bufi i kënetës thotë më 12 do shkrijmë SPAK dhe do kthejmë TikTok-un.
Ndaj edhe kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, nuk shtë e BE, ndërto ditën dhe prish natën, shkoi Dash Sula i shkretë ndërtoi partinë ditën, ia vodhën e prishën natën partinë. S’dihet kush do ia hajë ato kokrra se gjeli detit ngeli pa parti. Mund të thuash çfarë të duash për të , por ato që i ka i ka.
Është e pamundur të dalë nesër një buf, kënetë, kal qyqe, s’ka më kthim pas, s’ka atje, ka një familje të mëdhe atje që nuk të lë me lujt më, është familje ajo, njëlloj funksionon”, tha kryeministri mes të tjerash.