Regjistroi familjarët në listat e mbyllura, Alibeaj: Sot dorëhiqen, ligji i keq na detyroi të bënim strategji


Kreu i Partisë Djathtas 1912, njëherazi përfaqësues i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Enkelejd Alibeaj, ka njoftuar se familjarët e regjistruar në listat e mbyllura kanë qenë pjesë e strategjisë për t’u regjistruar në KQZ duke pohuar se ata do tërhiqen menjëherë që sot.

Në një shënim në Facebok. ai shkruan se ligji zgjedhor i ka detyruar të gjejnë marifete të ndryshme për t’u përshtatur.

“LISTA TË HAPURA 100%!

Ligji i keq të detyron të bësh strategji ! E kam thënë që në 26 korrik 2024 kur pazari Rama-Berisha mbylli listën! Për këtë arsye, familjarët në listën e mbyllur, me garancinë për t’u dorëhequr pasuri.

Po, është e vërtetë! Pas konsultimit me 37 kandidatët e listës së hapur, vendosëm si koalicion që familjarët ishin në listën e mbyllur. Nga ana ime, vendosa Nëna Valin, Gean dhe Megin deri ne regjistrimin e listave. Por, kaq ishte momenti i lavdisë… dhe i stresit të tyre!

Nesër, dorëhiqen! Me gëzim madje!” – shkruan Alibeaj.

VO: … unë e di sa u lodha t’i mbush mendjen Megit të futej në listë! Imagjinoj çlirimin e saj nesër!”