Mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka vijuar shkëmbimi i komunikimit në distancë me njëri-tjetrin përmes batutave, muzikës dhe ironive.
Rama i’u përgjigj Bashës me të njëjtën monedhë këtë herë duke i vënë këngën e Unikatilit:
“S’e nuk po kupton që nuk mundesh me mu
Sa herë ke provu çdo herë ke dështu” – si për t’i thënë që e ka mundur në zgjedhje sa herë e ka provuar.
Më pas Rama për të nxitur edhe “përçarjen” mes opozitës i thotë të vijojë fushatën për të fituar votat e demokratëve të cilët po ia merr Berisha.
“I madh je. Ku i kam shokët unë ë? Ore mos ma qaj hallin mu. Një bie mijëra ngrihen, s’është kënetë nga ku të përzunë,por nder të bënë. Por nuk është as lugë ku je mbyt. Ndalo pak kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë” thotë Rama.