Kryeministri britanik Starmer siguroi Ukrainën për mbështetje për 100 vitet e ardhshme dhe e do e ndihmojë vendin për të arritur paqen në luftën me Rusinë pas sulmit të kësaj të fundit tre vite më parë. Në një editorial të botuar në ukrainasen “Pravda”, Starmer akuzon Moskën për “oreksin e saj për agresion” ndërsa shton se siguria e Britanisë nis nga Ukraina.
“Në këtë moment vendimtar, mesazhi im për popullin e Ukrainës është se ju mund të mbështeteni tek ne, tani, më shumë se kurrë. Ndërsa u nisa në Kiev në janar në marrëveshjen që nënshkrova me Presidentin Zelensky, ne do jemi pranë jush, jo vetëm për sot apo nesër, por për 100 vitet e ardhshme. Oreksi i Rusisë për agresion ringjallet edhe në brigjet tona. Pra, e kam të qartë se siguria e Britanisë fillon në Ukrainë. Ne duhet të tregojmë se zgjidhja e vetme për një luftë të padrejtë është një paqe e drejtë, ajo që mbështet sovranitetin e Ukrainës dhe që mbështetet nga siguria e vërtetë.
Këtë javë, përmes marrëveshjes me SHBA-në në Jeddah, Ukraina tregoi se dëshiron paqe. Rusia tani duhet të ndalojë sulmet e saj, një herë e përgjithmonë, dhe të tregojë se është e gatshme të ofrojë gjithashtu një armëpushim. Nesër në mëngjes, unë do mbledh krerët nga Evropa dhe e gjithë bota me një qëllim të qartë: të bëjmë gjithçka që mundemi për të afruar paqen.” – shkruan Starmer.
Ai shton më tej se paqja në Ukrianë duhet t’i mundsësojë kësaj të fundit siguri afatgjatë dhe zhivillim. Sipas kryeminsitrit britanik shumë shejt do ngrihet një koalicion vullnetarësh për të siguruar paqen në Ukrainë si dhedo rriten ndihmat ushtarake për të.
“Ndërsa ngjarjet përshpejtohen, këto zëra më mbajnë të fokusuar në bazat e asaj që është në rrezik në Ukrainë. Më forcojnë bindjen se çdo marrëveshje nuk duhet ta ekspozojë Ukrainën ndaj sulmeve të mëtejshme dhe për këtë arsye paqja duhet të mbështetet nga forca. Kjo është arsyeja pse ne duhet të mbajmë rrjedhjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe të vazhdojmë të rrisim presionin ekonomik ndaj Rusisë. Dhe kjo është arsyeja pse Britania e Madhe po e dyfishon. Tashmë këtë vit ne e kemi çuar mbështetjen tonë për Ukrainën në nivele rekord. Në fillim të këtij muaji ne ramë dakord për një hua të re prej 2.2 miliardë stërlinash për Ukrainën, të mbështetur nga fitimet nga asetet e ngrira ruse. Në rast të një marrëveshjeje paqeje, ne do ndërtojmë një koalicion vullnetarësh, i cili është i gatshëm të garantojë paqen dhe ne do vijojmë të rrisim aftësitë e vetë Ukrainës në mënyrë që vendi të bëhet mjaft i fortë për të penguar çdo sulm të ardhshëm. Ne të gjithë duam të shohim paqen dhe unë jam i vendosur që ajo duhet të jetë lloji i paqes që meritojnë heronjtë e Ukrainës. Një që sjell një fund të drejtë dhe të përhershëm të luftës dhe që i lejon Ukrainës të lulëzojë dhe të gëzojë lirinë e saj, duke kontrolluar të ardhmen e saj. Kjo është ajo në të cilën jam përqendruar. Kjo është ajo që unë e di se ku është përqendruar presidenti Zelensky. Dhe kjo është ajo që ne do ofrojmë, së bashku. Slava Ukraina.” – mbyll Starmer editorialin e tij.