Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë selisë së CIA-s në Virginia, duke shkaktuar një reagim të shpejtë nga autoritetet, përcjell Fox 10. Ngjarja, e cilësuar si një “incident i izoluar” nga forcat e sigurisë, ka alarmuar zonën, duke sjellë rrethimin e menjëhershëm nga policia.
Sipas një njoftimi zyrtar në X nga Departamenti i Policisë, Divizioni i Operacioneve Speciale u angazhua menjëherë në vendngjarje për të ofruar ndihmë dhe për të siguruar perimetrin e zonës. Pamje të transmetuara drejtpërdrejt treguan automjete të blinduara që mbërrinin pranë selisë së agjencisë, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë për të neutralizuar situatën.
Autori dyshohet se kishte bërë kërcënime verbale pranë hyrjes së CIA-s përpara se të qëllonte në ajër. Autoritetet e kanë neutralizuar menjëherë agresorin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të incidentit.