Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike për të diskutuar hapat e ardhshëm në lidhje me një propozim për armëpushim në Ukrainë. Kjo vjen pasi Zelensky akuzoi Rusinë për shkelje të premtimeve të saj dhe për sulme të reja ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.
Më herët, Zelensky deklaroi se “fjalët e Vladimir Putinit janë shumë larg realitetit“, duke kritikuar ashpër sulmet e fundit ruse mbi Ukrainën. Ai tha se Rusia ka vazhduar të godasë objektiva të rëndësishëm energjetikë, pavarësisht premtimit të Putinit për të shmangur sulmet ndaj këtyre objektivave për të paktën 30 ditë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka akuzuar Ukrainën për sulmin e një depoje të saj të naftës, duke e cilësuar këtë veprim si një “provokim të qëllimshëm”.
Gjatë një telefonate me Trumpin të martën, Putin refuzoi një armëpushim të plotë, një qëndrim që ka shtuar skepticizmin në Ukrainë mbi efektivitetin e këtyre negociatave.
Zelensky ka thënë se do të flasë me presidentin amerikan për të mësuar më shumë detaje rreth asaj që është diskutuar me liderin rus.
Sipas Shteteve të Bashkuara, bisedimet për Ukrainën do të vazhdojnë edhe të dielën.
Megjithatë, sipas BBC-së qyteti ukrainas i Sumyt se ka një skepticizëm të madh në Ukrainë se këto negociata do të sjellin një armëpushim të vërtetë.