Trump thotë se zhvilloi “telefonatë të mirë” me Zelensky-n: Jemi në rrugën e duhur


Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë “shumë të mirë” telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke theksuar se qëllimi i saj ishte “përafrimi i kërkesave dhe nevojave të Rusisë dhe Ukrainës”. 

Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Trump tha se biseda, e cila zgjati rreth një orë, kishte në fokus koordinimin e qëndrimeve midis dy vendeve, bazuar në telefonatën që ai zhvilloi një ditë më parë me presidentin rus, Vladimir Putin. 

“Jemi shumë në rrugën e duhur,” tha ai, duke lënë të kuptohet se më shumë detaje për bisedën do të jepen nga zyrtarët e lartë të administratës së tij, përcjell The Guardian.

Trump njoftoi se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz, do të publikojnë një deklaratë të plotë mbi çështjet e diskutuara. 

“Njoftimi zyrtar do të publikohet së shpejti,” përfundoi ai.