Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një stallë bagëtish në Lezhë, digjen 210 krerë


Një zjarr ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, Lezhë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, duke djegur stallën dhe rreth 210 krerë bagëti (dele dhe qingja) që ndodheshin brenda.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2025, në fshatin Barbullojë, ka rënë zjarr në stallën e shtetasit Gj. T., dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë djegur stalla dhe rreth 210 bagëti (dele dhe qingja) që ndodheshin aty.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të zjarrit.