Kreu i PD-së Berisha tha sot se qeveria e tij do bëjë një audit të thelluar të të gjitha abuzimeve dhe vjedhjeve me taksat e shqiptarëve.
Gjatë fjalës në prezantimin e librit “LIbri i zi i rilindjes”, ai tha se çdo qindarkë që u është vjedhur qytetarëve do gjurmohet dhe do u kthehet këtyre të fundit.
“Ne do bëjmë pastrimin e shtëpisë tonë. Do rendim pas çdo qindarke të vjedhur ndaj qytetarëve e do t’ua kthejmë. Çdo pasuri e vendosura me para të vjedhura do u kthehet. Do u kthehen edhe paratë e krimit. Në programin tonë shtyllë kryesore krahas “Paketës së dhembshurisë”, “Made in Albania”, “Shqipëria Madhështore” është parashikuar edhe pastrimi i shtëpisë tonë. Nëse ne nuk e bëjmë një gjë të tillë do të thotë që kemi mashtruar shqiptarët.” – tha Berisha.