Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të liderit të opozitës turke, Ekrem Imamoglu, dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Në një postim në Facebook, Berisha e cilësoi këtë një akt të rëndë, duke e quajtur një përpjekje për të shuar opozitën në Turqi.
Në përfundim, ai bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve të lartë të opozitës turke.
“Arrestimi i liderit të opozitës dhe bashkëpunëtorëve të tij, një përpjekje për një Turqi pa opozitë. Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.